Keidi Bare merr dy kartona të verdhë brenda 15 minuta lojë dhe ofendon keq arbitrin
Pëlqej
Keidi Bare, u ndëshkua dy herë me karton të verdhë në sfidën që Atletico Madrid B, luajti përballë Deportivo La Coruna B.

Arbitri e nxorri me të kuq brenda 15 minujtave lojë, por akoma më e rëndë është ajo që ka ndodhur pas përfundimit të pjesës së parë.

Mesfushori, që iu besua edhe një fanellë e Kombëtares A nga Panucci në sfidën miqësore ndaj Norvegjisë, ka reaguar shumë rëndë ndaj arbitrit të takimit.

Në realacionin e arbitrit pas ndeshjes, kryesori ka shënuar se shqiptari i është drejtuar me fjalët: “Shko q*u”, kur ka parë kartonin e kuq. Akoma më të rënda, kanë qenë fjalët drejt arbitrit kryesor, në dhomat e zhveshjeve, pas përfundimit të pjesës së parë. “Je budalla. Bir k*rve. Shko q*u!”, shënohet t’i ketë arbitrit, Keidi Bare, në relacionin e ndeshjes.

Siç raportojnë nga Spanja, një sjellje e tij pritet t’i kushtojë shtrenjtë Keidit, që mund të marrë një pezullim deri në 12-javë. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2018, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori