Keidi Bare merr një shans, ftohet nga Simeone ndaj Deportivos
Duket se do të jetë një mundësi e artë për djaloshin shqiptar për të koleksionuar një tjetër ndeshje me Atletiko Madrit në Premier Ligën spanjolle.

Ai është thirrur nga Diego Simeone për të qenë i gatshëm në takimin kundra Deportivo La Corunas që do të zhvillohet sonte në mbrëmje në 20:45.

Kjo në fakt erdhi sipas e dëmtive të shumta që kanë goditur Atletikon në këtë fazë të sezonit. Simone është detyruar të thërrasë 5 lojtarë të akademisë mes tyre edhe Bare.

Griezman do të mungojë për kartona, Vitolo gjithashtu u ndëshkua me të kuq por edhe Felipe Luiz vuan një dëmtim. Këto janë mungesa të sigurta, ndërkohë që Juanfran, portieri Oblak dhe Vrsaljko janë në dyshime të mëdha për të luajtur dhe nuk duket se do të rrezikohen. /albeu.com/

Shtuar më 01/04/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori