Keita: Nigeria do të shkoj deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës
Naby Keita beson që Kombëtarja e Nigerisë nga Afrika do të jetë një shembull këtë Botëror për kombëtaret e tjera “afrikane”.

Egjipti, Tunizia, Maroko, Senegali dhe Nigeria do të jenë në këtë garë nga kontinenti afrikan që do të luftojnë për titullin e botës.

Mesfushori që pritet ti bashkohet Liverpoolit, beson që skuadrat afrikane kanë mësuar shumë nga e kaluara dhe tani do ja dalin të shkojnë deri në katër skuadrat më të mira.

“Do të jetë një turne i vështirë për kombëtaret afrikane por e mira këtu është se ato kanë mësuar nga gabimet e së kaluarës”, ka thënë Keita për Goal.

“E di që Nigeria do të udhëheq në këtë shembull dhe definitivisht besoj që dy nga skuadrat afrikane do ja dalin deri në gjysmëfinale të kësaj gare. Megjithatë, është fatkeqësi që Guinea nuk do të merr pjesë si njëra nga skuadrat e Afrikës në Rusi”, u shpreh ai në fund. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori