"Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme nesër", Zidan: Në merkaton e janarit do blejmë lojtarë
Real Madridi do të përballet ditën e nesërme me Majorkën në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 9-të.

Në prag të sfidës së nesërme, në konferencë për shtyp ka dalë tekniku Zindedin Zidan, i cili e vlerëson maksimalisht kundërshtarin:

Nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme. Duhet të përgatitemi të bëjmë një ndeshje të mirë kundër Majorkës. Do të kemi përballë një ekip që nuk e meriton vendin ku ndodhet në tabelë.
El Clasico: Unë e di që ju jeni të interesuar për këtë çështje, por ne do të bëjmë çfarë të na thonë.

Nënshkrime në janar: Deri në fund të janarit ne do të jemi në gjendje të nënshkruajmë më ndonjë lojtar. Por më e rëndësishme për mua është ndeshja e nesërme. Nuk mendoj për merkaton, pasi duhet edhe shumë kohë.

Dhuna në rrugët e Katalonjës: Ne do të bëjmë atë që na thonë, për sa i përket ndeshjes. Si të gjithë, as mua nuk më pëlqen dhuna.

Joviç: Ai nuk dekurajohet, është një lojtar që sapo ka mbërritur dhe unë mendoj se është mirë si fillim. Do të mbështetem tek ai, e flet mirë spanjishten.

Gjendja e skuadrës: Madriç, Bejl, Kros dhe Lukas Vazkes nuk do të jenë nesër. Është e vështirë për një trajner kjo situatë, por gjithashtu të luash dhe të mos dëmtohesh asnjëherë nuk ndodh kurrë.
Shtuar më 18/10/2019, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori