"Kemi stadiumin më të bukur në Ballkan, vetëm muzika më lart se futbolli"
Armand Duka, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, të drejtuar nga Gerti Çarçani dhe Einxhel Shkira, ka rezerva për komentet dhe artikujt e botuar në media të ndryshme në lidhje me stadiumin e ri. Fillimisht komenton vendin e katërt që Shqipëria regjistroi në kualifikueset e Euro 2020.

“Nuk e quaj dështim të renditesh pas Turqisë, Francës dhe Islandës. Jemi në mesin e renditjes së futbollit europian. Fakti që nuk i llogarit shumë ekipe është diçka pozitive. Normalisht duhet të jetë objektiv për të kapur majat. Normalisht jo çdo objektiv arrihet”.

“Fatura e vendit të katërt? Patjetër që dëshira ka qenë e madhe. Në Elbasan ishin 2000 tifozë. Nuk ka një fushë më të mirë ku bëhet më mirë në Shqipëri, përveç muzikës. Pas një dasme, në vend të gëzohemi, pas një feste, mundohet ta nisni me negativitet, në këtë studio të bukur. Kam hallin tuaj, mos ta nisni me negativitet. Duhet dhënë optimizëm për shqiptarët.

Stadiumi ka probleme, ju thoni 100, unë them 1100. Por është një nga veprat më të bukura. Është më i bukuri në Ballkan, ky është fakt. Nuk e ka as Maqedonia e Veriut, as Bosnja, as Serbia. Kam lexuar shumë gjëra në rrjete sociale. E falënderoj gjithë stafin për atë punë. Njerëzit prisnin falënderime. E gjeta ngushëllimin, që flasin me nota pozitive.

Gjithë gazetat e Europës shkruanin se në Shqipëri u hap një stadium i mrekullueshëm. E di që gjithë Shqipëria ka postuar foto. Nuk është stadiumi im, është i shqiptarëve, i bërë me djersën e shumë punëtorëve e kompanive. E imja ndoshta nuk është as shtëpia ime. Edhe vajza që është e re, nuk tha “Uau, sa i bukur ky stadium. Pamjet nuk i ndryshoni dot, stadiumi është aq i bukur sa nuk ke çfarë i thua. Fjalët mund ti ndryshoni”, deklaroi Duka. /abcnews.al
Shtuar më 18/11/2019, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori