Keni vënë bast sot për Shqipërinë? Ja sa e ka koeficentin e fitores
Kompanitë e basteve shohin Shqipërinë, ndonëse jo me shumë diferencë, si favorite për të fituar ndeshjen me Maqedoninë në kuadër të kualifikueseve për Botërorin “Rusi 2018”.

Fitorja e Maqedonisë në këtë ndeshje kuotohet me 2.88, ndërsa fitorja e Shqipërisë kuotohet me 2.80. Barazimi në këtë ndeshje ka koeficentin më të lartë, me 3.10.

Por, ndonëse kompanitë e basteve nuk shfaqin shumë diferenca në koeficente mes ekipeve, ndryshe janë të dhënat nga bastet që janë luajtur.

Kështu, nga 2700 persona që kanë luajtur ndeshjen Maqedoni-Shqipëri, 49.8% e tyre ka vendosur bast për fitoren e Shqipërisë, 27.8% për fitoren e Maqedonisë dhe vetëm 22.4% për barazim. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori