Portieri i Chelseat,
Kepa Arrizabalaga është hapur në lidhje me përplasjen e tij me ish-trajnerin Maurizio
Sarri gjatë finales së
Carabao Cup të vitit 2019.
Blutë humbën nga Manchester City në penallti pas një barazimi 0-0 në lojën e rregullt dhe në pjesën e dytë të kohës shtesë,
Sarri u përpoq të zëvendësojë spanjollin, pasi dukej se kishte pësuar një dëmtim.
Megjithatë,
Kepa rezistoi duke mos lëshuar fushën dhe u krijua një përplasje verbale me trajnerin
Sarri.
“Nuk jam krenar për atë që
ndodhi, kam jetuar përmes një stuhie atë fundjavë”, ka thënë fillimisht
Kepa për Cadena SER.
“Kjo është një situatë që kurrë nuk e kam ndjerë. Ai mendoi se unë u lëndova, gjithçka shkoi më shpejt [sesa pritej] dhe
ndodhi ashtu siç
ndodhi”.
“Shpreha keqardhje për të gjithë dhe
Sarri më shpjegoi se si ndjehej pas kësaj, por ne ishim në qendër të vëmendjes atë javë”.
“Brenda, gjithçka u zgjidh dhe mbaroi një ditë pas
Carabao Cup”, përfundoi portieri spanjoll.
Shtuar më 05/09/2019,
ora 10:24