Këputi ligamentin e gjurit, Ghoulam do të mungojë 6 muaj
Pëlqej
U vërtetua më e keqja, ajo të cilës i frikësoheshin te Napoli në përfundim të ndeshjes me Manchester City-n.

Pas ekzaminimeve më të specializuara nga profesor Mariani, i asistuar nga mjeku i Napolit, Alfonso De Nicola, u konfirmua dëmtimi i rëndë i Faouzi Ghoulam, që e mbylli që në minutën e 31-të takimin me formacionin e Guardiolës.

Algjeriani ka këputur ligamentin kryqëzor të gjurit dhe duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të rikuperuar dëmtim. 26-vjecari do të mund të rikthehet në fushë vetëm pas 5-6 muajsh. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2017, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori