Kërcënimi i terroristëve për Kampionatin Botëror, nxjerrin posterin e Messit me gjak në sy (FOTO)

Grupi terrorist i njohur si ISIS, vazhdon të bëjë propagandë për sulmet terroriste që mund të ndodhin në Kampionin Botëror që do të mbahet në Rusi. Për ta bërë këtë ata kanë zgjedhur yllin argjentinas, Lionel Messi, duke e u në krye të postierit propagandues.

Messi shihet duke qarë, por lotët e tij rrjedhin gjak. Një propagandë që kërkon t’i frikësojë tifozët, lojtarët dhe të gjithë të kyçurit në këtë garë.

Imazhi i dytë i botuar një javë më parë nga ekstremistët islamikë, kishte për figurë një luftutëtar të armatosur me një pushkë dhe një bombë jashtë një stadiumi të futbollit.

Nuk mungon as flamuri i zi i këtij vendi me fjalët: “Betohem se zjarri i Muxhahidëve do t’ju djegë … Vetëm prisni”. Postieri i Messit u botua nga grupi pro-ISIS, Wafa ‘Media Foundation, shkruan siteintelgroup.

Kupa e Botës zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në 11 qytete në Rusi. Finalja zhvillohet në stadiumin Luzhniki në Moskë. Mijëra tifozë nga anë e mban bota pritet që të udhëtojnë për t’i parë nga afër kombëtaret e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2017, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori