Tifozët Kuq e Zi: Do të hakmerremi kundër serbëve
Tifozat Kuq e Zi kanë thënë se kur tifozët serbë të vijnë në Shkodër, ata do të hakmerren për atë që ndodhi në stadiumin “Partizani” të Beogradit.

Një nga tifozët ka qenë më radikal, duke thënë se ata serbë që do të udhëtojnë drejt Shqipërisë do të kthehen në arkivole.

“Ne i presim kundërshtarët me besë dhe siç e kemi traditë, por ata na kanë prerë në besë e ne do presim e do t’i përcejllim ashtu siç e meritojnë, “të rrahur dhe gjysme të djegur”. E kam fjalën për tifozët e jo lojtarët”, tha Murati, një tifoz i KQZ-së, gjatë një interviste për Gazetaflash.

Sipas këtij tifozi, po luhet me standarde të dyfishta, pasi shqiptarët nuk u lejuan në stadiumin e Beogradit, ndërsa tifozët serbë po lejohen të vijnë në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 23:32
Bajram
e Premte 24 Prill 2015, Ora 08:30
Nuk kafshohet qeni ngase na kafshoi. Njëherë njëri e shpëton një klysh dhe kur ai rritet e kafshoi shpëtimtarin. Njeriu i tha:-Unë të shpëtova, të mbajta dhe të rrita kurse ti ma shpërbleve me kafshim. Qeni iu përgjigj:-Të di të bësh detyrën e njeriut kurse unë di të bëjë vetëm detyrën e qenit, Serbët sillen qenqe kurse ne duhet të sillemi njerëzisht. Atyre u ka hije qenëria kurse ne njerëzia. Asessi ndryshe.
Tifozi
e Premte 24 Prill 2015, Ora 08:39
Ju jeni idiota. Na lini te behet ndeshja e te mos na penalizoje WEFA per ca trapa si puna juaj. Lini cunat te lujane futboll se nuk i plas njeriu per ju se cfare do te beni. Shqiptaret duan te shikojne topat ne rrjeten e Serbise dhe jo juve me budalliqet tuaja. Uroj te merni pyka dhe te kuptoni. PO KENDUAT XHAMADANI VIJA VIJA, I KENI TERBUAR SERBET DHE KAQ MJAFTON.
tef lukaj
e Shtunë 25 Prill 2015, Ora 13:12
une them te sillemi sic e ka zakon shqiptari ,e jo si e kane hallall serbet
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori