Kërcënohet Anton Ferdinand
Futbollisti anglez i Queen Park Rangers, Anton Ferdinand, është kërcënuar me vdekje pas akuzave që i ka bërë kapitenit të Chelsea, John Terry, për fyerje rraciale gjatë ndeshjes QPR-Chelsea. Futbollisti ka lajmëruar menjëherë Scotland Yard, e cila ka rritur masat e sigurisë pranë banesës së Ferdinand.

Në bazë të letrës, futbollistit policia i ka kërkuar të ndërmarrë hapa të gatishmërisë. Forcat e rendit ka konfirmuar se hetimet rreth kësaj çështjeje kanë nisur dhe po vijojnë intensivisht, raporton "Zëri".

Gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet QPR dhe Chelsea, është parë në mënyrë të qartë se Terry e kishte ofenduar rracialisht Anton Ferdinandin, i cili është vëllai i mbrojtësit të Anglisë dhe Manchester United, Rio Ferdinand. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori