Kërcënohet me vdekje presidenti, trajneri portugez ia plas publikisht
Pavarësisht vendit të dytë në klasifikim, në kampin e Olympique Marseille situata nuk është aspak e këndshme. Kjo për shkak të vendimit të fundit të presidentit të klubit, Jacques-Henri Eyraud, për të emëruar një përgjegjës të ri për merkaton: Paul Aldridge.

Mediat raportojnë për kërcënime me vdekje të mbërritura në adresë të presidentit, të denoncuara dje në polici, ndërkohë që trajneri i skuadrës André Villas-Boas, komentoi me ftohtësi lajmin, pasi mbërritja e Aldridge mund të rrezikojë pozitat e Andoni Zubizarreta, drejtori sportiv që aq fort e deshi dhe me të cilin është shumë i lidhur.

“E mësova lajmin javën e kaluar nga vetë Andoni, por e di që ishte marrë si vendim që më datë 30 dhjetor. I takon presidentit të sqarojë motivet dhe situatën, por mua më çuditi dhe nuk dua të flas shumë.

Ne ja dolëm të sjellim stabilitet në një prej klubeve më të çekuilibruar dhe emotiv në botë”, deklaroi Villas-Boas, teksa raportohet se është planifikuar një takim mes presidentit dhe trajnerit portugez, në tentativën për të qetësuar gjakrat.
Shtuar më 16/01/2020, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori