Kërcënohet portieri i Evertonit për dëmtimin e Van Dijk
Jordan Pickford ishte autor i një ndërhyrje të ashpër ndaj Virgil Van Dijk në derbin e “Merseyside”, ku mbrojtësi dëmtoi ligamentet e gjurit dhe tashmë do duhet të operohet dhe të mungojë të paktën gjashtë muaj për Liverpoolin.

Gjiganti holandez është një nga më të mirët e Liverpoolit dhe lideri i skuadrës në mbrojtje, ndaj dëmtimi i tij është një goditje e madhe për skuadrën e Jurgen Klop.

Zemërim të madh kanë shfaqur tifozët e Liverpoolit ndaj portierit të Evertonit, Pickford, i cili as nuk u ndëshkua për atë ndërhyrje të egër ndaj yllit holandez.


Përveç ofendimeve të shumta, që në ditët e stome janë diçka normale në rrjetet sociale, bëhet me dije se Pickford ka marrë edhe shumë kërcënime me vdekje dhe në lidhje me këtë çështje ka hyrë në lojë edhe policia angleze.

Ndjesa publike e portierit nuk ka mjaftuar dhe tifozët e zjarrtë të “The Reds” nuk përmbahen.

Do të shikohen të gjitha kërcënimet, sepse ndonjë prej tyre mund të jetë serioz dhe të përbëjë rrezik për jetën e portierit të skuadrës së Ançelotit.

Derbi i “Merseyside” këtë sezon ishte shumë i zjarrtë sepse edhe Evertoni është rritur shumë në cilësi nën drejtimin e Carlo Ancelotit.
Shtuar më 20/10/2020, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori