Kërcënohet Rami, nuk udhëton për në Valencia
Pëlqej
Adil Rami nuk do të zbresë në fushën e "Mestalla"-s nesër në mbrëmje për ndeshjen miqësore mes Valencias dhe Milanit. Mbrojtësi francez ka marrë kërcënime nga ultrasit e ish skuadrës së tij, "Pipistrelli", shkruan "La Gazzetta dello Sport".

Për të evituar tensionet dhe situatat e padëshiruara me tifizët spanjollë klubi i Milanit dhe vetë Rami kanë vendosur që mbrojtësi të mos aktivizohet për asnjë minutë, madje as të mos udhëtojë me skuadrën. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori