Kërcënoi me vdekje lojtarin kundërshtar, ish-trajneri i Partizanit në telashe
Ish-trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani është gjendur para një situate të pakëndshme teksa ka kërcënuar me vdekje futbollistin e Horsens, Oliver Drost.

Klubi kundërshtar ka denoncuar Sormanin për kërcënimin që i kishte bërë lojtarit të tyre, megjithatë Komisioni i Displinës vendosi të mos e hapte fare këtë çështje, duke mos e marrë në konsideratë.

Në lidhje me këtë temë të nxehtë, reagoi edhe vetë trajneri Sormani, që e mohon një “kërcënim” të tillë, teksa shprehet se thjeshtë i ka kujtuar futbollistit kundërshtar, faktin se një ndeshje e ngjashme do të luhej edhe në stadiumin e Vejles.

“Jo, jo jo… Unë thjesht i thashë atij që do të vijë edhe tek stadiumi i Vejles. Ne do të shihemi bashkë atje dhe nuk do ta harrojmë atë c’ka bëri ai. Me respekt, por unë nuk kam arsye për ti kërkuar falje”, tha Sormani për “Exrtra Bladet”.

Shtuar më 22/09/2018, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori