Kërcënoi me vdekje partneren, arrestohet sulmuesi i West Ham
Diafra Sakho, sulmuesi i West Ham është arrestuar me akuzën e frikësimit dhe kërcënimit me vdekje të partneres. Lajmi u publikua në mediat britanike, që shkruajnë se, futbollisti u la i lirë me kusht, vetëm pak orë pas shoqërimit në policinë e Londrës.

Një zëdhënës i 25-vjeçarit, të blerë gjatë merkatos së vitit 2014 nga francezët e Metz, deklaroi se Sakho është i pafajshëm dhe hodhi poshtë çdo akuzë.

Për Sakho ky nuk është episodi i parë. Muajin e shkuar, lojtari i West Ham u denoncua për agresion. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2015, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori