Kërcënoi me vrasje 150 tifozë, përfundon në pranga anglezi
Policia ka arrestuar një përdorues të rrjeteve sociale pasi ky i fundit kërcënoi se do të vriste 150 tifozë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të fazës "play-off" mes Portsmouth dhe Sunderlandit në Ligën e Tretë të Anglisë.

Kërcënimet e publikuara në rrjetin social Tëitter nga përdoruese Kieran ishin parë nga organet e rendit.

"Unë do të vras tifozë të Portsmouthit duke i xhiruar ata për t’ua kujtuar juve bombardimet që ndodhën në Mançester", ishte postimi i "Kieran".

Postimi i lartëcekur u pasua nga: "Bomba do t’i shokojë tifozët e Portsmouth dhe të gjithë do të vdesin. Haha, do të jetë kënaqësi".
Ndërkohë Portsmouth reagoi për këtë incident duke shtuar masat e sigurisë për këtë ndeshje. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2019, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori