Kërkohet nga Bayern Munich, Manchester City vendos shifrën e "kripur" për Sane
Ylli i Manchester City Leroy Sane është përfolur shumë këtë merkato vere për një transferim të mundshëm drejt Bayern Munich.

Gjermani shihet si një nga zëvendësuesit pefekt të Rooben Ribery të ciklët u larguan sezonin që lam pas, shkruan Albeu.com.

Sane në sezonin e fundit nuk ishte një nga të preferuarite Guardiolës.

Spanjolli në vend të gjermanit preferontë më shumë Sterling dhe Bernardo Silvën.

Madje vetë Guardiola ka pranuar se skuadra është larg një rinovimi me Leroy Sane.

Së fundmi mediat britanike "The Sun", sot raportojnë çmimin e ri të vendosur nga "Citizens" për anësorin gjerman.

Manchester City kërkojnë hiç më pak sesa 145 milionë funte për ta liruar lojtarin, një shifër vërtet e lartë kjo që nuk dihet nëse Bayern Munich do të hapë "thesin" për Sane. /albeu.com/

Shtuar më 03/08/2019, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori