Kërkohet nga klubi francez, Muriqi mendon vetëm për Fenerbahçen
Vedat Muriqi po zhvillon një super sezon te skuadra turke e Rizesporit. Kosovari ka tundur rrjetën 15 herë këtë sezon duke i siguruar mbjetesën në Super League turke Rizesporit, shkruan Albeu.com.

Nga forma e mirë e që po kalon muriqi tashmë të gjithë duan shërbimet e bomberit.

Pak ditë më parë menaxheri i Muriqit zbuloi se për Kosovarin interes kishte shfaqur skuadra franceze e Toulouse.

Ndërsa prej kohësh është bërë i ditur edhe interesimi i gjigandëve turk, Fenerbahçes.

Pikërisht, në lidhje me interesimin e këtyre të fundit është shprehur edhe Muriqi, i cili nënvizon se në Turqi luan vetëm për Fenerbahçen.

Dëshira e tij mbetet vetëm klubi i Fenerbahçes. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2019, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori