Kërkohet nga skuadrat e mëdha, flet babai i Hysajt
Juventusi, Atletico Madrid dhe Inter flitet se janë skuadrat që kanë shfaqur interes për futbollistin shqiptar Elseid Hysaj, megjithatë, ka qenë babai i futbollistit gëzim Hysaj i cili për "Panorama Sport", ka sqaruar gjithçka rreth të ardhmes së lojtarit.

"Fillimisht dua t’ju tregojë se Hysaj nuk është lënë jashtë listës së Napolit. Lista që ka publikuar Napoli është paraprake, por për saktësim po ju them se të gjithë futbollistëve të Napolit që janë thirrur së fundmi nga kombëtaret e tyre u është dhënë leje deri më 12 korrik.

"Kjo është e vërteta. Sa i përket ofertave Hysaj ka pasur ofertë konkrete vetëm nga Atletico Madridi", ka Gëzim Hysaj babai i futbollistit shqiptar, Elsedi Hysajt.
Shtuar më 06/07/2019, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori