Kërkohet vetëm një PO nga Zidane dhe shkëmbimi më i madh në histori është gati
Informacionet e fundit që vijnë nga El Gol Digital raportojnë që presidenti Florentino Perez tashmë është duke pritur vetëm një ‘PO’ nga trajneri Zinedine Zidane dhe të bëjë shkëmbimin e më të çmendur ndonjëherë në mes dy lojtarëve, atë të Gareth Bale me Eden Hazard.

Klubi Madrilen do të përpiqet shumë që të mbyllë këtë marrëveshje shkëmbimi gjatë verës ë ardhshme, përcjell Albeu.com.

Sipas El Gol Digital, klubi anglez i kishte sugjeruar klubit Spanjoll këtë shkëmbim gjatë kësaj vere por që presidenti Perez dëshironte ta blinte përfundimisht lojtarin Belg pas asnjë lloj shkëmbimi. /albeu.com /
Shtuar më 16/09/2017, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori