Kërkoi ryshfet, arbitri i Arabisë Saudite përjashtohet nga Kupa e Botës
Pëlqej
Arbitri Fahad Al-Mirdasi zyrtarisht është përjashtuar nga Kupa e Botës në Rusi 2018.

Ai ka njollosur vendin e tij për korrupsion dhe është i përjashtuar përjetësisht nga ky profesion. Skandali kishte shpërthyer që një javë më parë, kur federata e vendit të tij e kishte pezulluar përkohësisht në pritje të hetimeve dhe FIFA kishte njoftuar se vendimi nuk do të ndikonte në pjesëmarrjen e bilbilit arab në Rusi 2018.

Por, Federata e Arabisë Saudite i ka kërkuar FIFA-s përjashtimin e tij nga Botërori dhe përjetësisht nga arbitrimi. Me të përfunduar hetimet, për Al Mirdasin erdhi dënimi, edhe për faktin se ishte vetë gjyqtari 32-vjeçar që e pranoi krimin: Al-Mirdasi kishte kontaktuar presidentin e Al Itihadit, Hamad Al-Sania, pak përpara finales së Kupës së Mbretit kundër Al Faisalit me kërkesën e parave në këmbim të favoreve për skuadrën e tij.


“Pas emërimit të arbitrit Fahad Al-Mirdasi (gjyqtar i FIFA-s prej 2011), për të drejtuar ndeshjen e finales së Kupës, zoti Hamad Al-Sania, presidenti i klubit Al-Itihad, iu adresua Federatës Saudite të Futbollit”, thuhej në deklaratën e kësaj të fundit.

“Ai konfirmoi se kishte prova që nënvizonin se Al-Mirdasi i kishte ofruar ndihmë në këmbim të parave. Pasi, presidenti i Itihadit i prezantoi atë që kishte në dispozicion federatës, kjo e fundit e dërgoi bisedën te presidenti i Drejtorisë së Përgjithshme të Sporteve, i cili njoftoi më pas të gjitha autoritetet kompetente në detaje. Al-Mirdasi u arrestua dhe prej atëherë ishte nën hetim administrativ. Pas përfundimit të hetimeve, Federata Saudite mori në dorë- zim raportin e autoriteteve kompetente, të cilat provuan akuzën kundër gjyqtarit pas pranimit të tij personalisht të kërkesës për ryshfet”. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori