Kërkojnë 100 milion euro, Roma refuzon Realin për Alisson
Pëlqej
Portieri i Romës, Alisson Becker ka pasur një paraqitje mjaftë të mirë me klubin e tij, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha për të blerë kartonin e tij.

Së fundmi mediat italiane thonë se Roma ka refuzuar një kërkese të Real Madridit drejtuar portierit Becker, gjithashtu për të janë interesuar edhe skuadra si Liverpooli apo PSG.


"Corrierre dello Sport" ka raportuar refuzimin e Romës ndaj Real Madridit pasi sipas saj nuk është përmbushur vlera monetare që Roma kërkon për portierin e saj Alisson Becker.

Në raportim thuhet se ata nuk do ta shësin Brazilianin nën një vlerë më të vogël se 100 milionë euro. /albeu.com/


Shtuar më 18/05/2018, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori