Këshilla e çmendur e Romarios për Gabriel Jesus
Legjenda e Brazilit, Romario, është pyetur në një intervistë se çfarë këshille do t’i jepte sulmuesit, Gabriel Jesus, para Kupës së Botës, që pritet të udhëheqë sulmin së bashku me Neymarin drejt suksesit në Botëror që i mungon që nga viti 2002.

“Një nga këshillat e mia është që të bëjë shumë seks”, u përgjigj Romario.

“Të shijojë ditët pushim dhe të jetë i përqendruar në ditën e ndeshjes dhe gjatë ndeshjes. Të kuptojë se çdo rast mund të jetë i fundit dhe, për rrjedhojë, duhet ta shfrytëzojë në maksimum”, shtoi ai.

“Duhet të shkojë në Botëror dhe të shënojë gola. Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi”, theksoi mes tjerash legjenda e Brazilit. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori