Kështu arriti Dortmund të mposhtë Juventusin dhe Man United pëe Haaland
Dortmundi habiti ditë më parë kur njoftoi se e kishte blerë Erling Haalandin nga Red Bull Salzburg, por tani del se mënyra sesi gjiganti gjerman e siguroi blerjen e tij është edhe më çuditëse.

Dortmundi i mposhti klubet e mëdha, si Juventus dhe Manchester United në garë për talentin premtues norvegjez, duke e bindur atë të nënshkruajë me të.

Sipas Markus Pilawa, drejtor i departamentit për vëzhgimin e talenteve në Dortmund, ekipi i tij e kishte përdorur rrjetin mobil të komunikimit, Whatsup, për ta bindur 19-vjeçarin t’i bashkohet klubit nga Bundesliga.

Dormundi u kishte kërkuar futbollistëve të vet t’i dërgojnë secili mesazhe Haalandin, në mënyrë që ta bindnin atë për gjërat e mira që do t’i gjente në Dortmund.

Në të mënyrën mënyrë, Dortmundi i kishte kërkuar ndihmë edhe kompanisë së mbathjeve, Puma, për blerjen e tij.

Drejtori ekzekutiv i Puma, i cili po ashtu është norvegjez, i kishte bërë ofertë të majme Haalandin ta linte kompaninë Nike për Puma.
Shtuar më 05/01/2020, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori