Edhe pak ditë na ndajnë nga El Classico-ja e parë e këtij sezoni,
Real Madrid-Barcelona. Supersfida që do të ndiqet nga miliarda teleshikues në mbarë botën pritet të dhurojë gola dhe spektakël pasi yjet nuk mungojnë në të dy ekipet.
Por kur ke shumë yje në skuadër edhe zgjedhja bëhet më e vështirë. Kjo vlen shumë për teknikun e Barcelonës Luis Enrique, i cili e ka të vështirë të zgjedhë formacionin titullar për të dielën, kur kujtojmë se për këtë takim mund të luajë edhe Luis
Suarez.
"Sport.es" sjell dy formacionet e mundshme të katalanasve për sfidën e "
Bernabeu"-t ku moduli dhe emrat kryesorë janë të njëjtë, vetëm në opsioni A mund të luajë
Suarez, ndërsa në opsionin B nuk
luan Suarez, por
luan Rakitiç.
Pas 8 javësh kampionat Barcelona është në krye me 22 pikë, ndërsa
Real Madrid në vend të tretë me 4 pikë më pak. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2014,
ora 15:15