Kështu i motivon Ronaldo shokët e skuadrës (VIDEO)
Ashtu siç bëri me Real Madridin në shumë raste, Cristiano Ronaldo e çoi Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me het-trikun e tij kundër Atletico Madridit.

Përveç golave, Ronaldo, si një lider i vërtetë, i motivoi bashkëlojtarët e tij në tunel para fillimitpjesës së dytë drejt rikthimit sensacional, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo tashmë është bërë lider i kampionit italian, kjo dëshmohet nga pamjet ku ai shihet në tunel duke i motivuar bashkëlojtarët para fillimitpjesës së dytë.

Ronaldo iu kërkoi atyre ta vazhdojnë presionin ndaj Atleticos edhe në 45 minutat e dytë, dhe pikërisht kjo ndodhi. /
Shtuar më 13/03/2019, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori