Kështu reagon Coutinho teksa Messi shënoi dy golat ndaj Celta Vigos (VIDEO)
Pëlqej
Barcelona po fiton 4-0 në "Camp Nou" kundër Celta Vigos, ndeshje të cilën po e ndjek nga stadiumi edhe blerja e tyre e parë, Philipp Coutinho.

Dy golat e parë u realizuan nga ylli argjentinas; Lionel Messi, në minutat 13’-të dhe 15’-të.

Braziliani me një buzëqeshje në fytyrë duartrokiti Messin për dy golat e shpejtë që shënoi në Camp Nou. /albeu.com/

Pjesa e parë ka përfunduar me shifrat 4-0 duke shënuar Alba (28') dhe Suarez (31'). /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018, ora 22:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori