Kessie drejt largimit nga Milani, Gattuso tenton ta marrë te Napoli
gattuso
Franck Kessie dhe Rino Gattuso mund të bashkohen sërish, kësaj radhe te Napoli.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ishte një nga të besuarit e trajnerit në radhët e Milanit dhe tani Gattuso e dëshiron sërish në skuadrën e tij dhe një operacion i tillë nuk është i parealizueshëm.

Te Milani po bëhen ndryshime në skuadër, duke u dhënë prioritet lojtarëve të rinj me paga më të ulëta dhe Kessie, që merr 2.2 mln euro, është në listën e atyre që mund të largohen. Me një ofertë deri në 20-24 mln euro Napoli dhe Gattuso mund të marrin lojtarin e dëshiruar këtë verë.
Shtuar më 02/06/2020, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori