Kessie zyrtarisht në shitje
Në listën e klubeve që kërkojnë shërbimet e mesfushorit Franck Kessie është shtuar dhe Monaco. 22-vjeçari do të largohet në fundin e këtij sezoni, ku klubi kuqezi po pret ofetën më të mirë.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë është ‘injoruar’ ndeshjet e fundit nga trajneri Pioli, duke e lënë jashtë ekipit. Duke parë situatën edhe vetë Kessie kërkon largimin nga ‘djalli’.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Milan do të mirëpresë cdo ofertë që fillon nga 25 milionë €. Milanezët e blenë mesfushorin për 28 milionë € nga Atalanta para dy sezonesh. Wolves kanë kohë që e monitorojnë situatën e Kessie, madje ata tentuan ta transferonin që verën e kaluar.
Shtuar më 17/11/2019, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori