Këta janë 10 lojtarët më të mirë momentalisht në Evropë (FOTO LAJM)

Edicioni 2018/19 është një nga më interesantët në vitet e fundit, në top pesë ligat evropiane.

Në këto pesë liga, vetëm PSG dhe Juventus duken të sigurt në rrugëtimin drejt titullit kampion.

Manchester City – Liverpool, Barcelona – Real Madrid dhe Bayern Munich – Dortmund janë në luftë të ashpër për titujt në ligat e tyre.

Por, edhe individualisht, shumë lojtarë janë ngritur në cilësi, e ka edhe disa të tjerë që kanë rënë.

‘WhoScored’ ka publikuar një listë me top 10 lojtarët më të mirë deri në këtë pikë sezoni në Evropë, bazuar në statistikat individuale.

Në këtë listë nuk shihet emri i atij që cilësohet si lojtari më i mirë në botë, Luka Modric.

Listës i prinë braziliani Neymar, kurse në vendin e katërt shihet Cristiano Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori