Këta janë lojtarët që mund të humbasin ndeshjen Juventus - Real Madrid për shkak të kartonave
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është në rrezik pasi që mund të marr një karton të verdhë dhe mund të pezullohet për ndeshjen e radhës.

32-vjeçari duhet t'i bëjë sytë katër, pasi nuk duhet që të ndëshkohet me karton të verdhë, pasi do të humbiste ndeshjen kthyese ndaj Juventusit.

Juventus do të paraqitet pa dy nga lojtarët kryesorë të saj Medhi Benatia dhe Miralem Pjanic, të cilët u suspenduan për shkak të ndeshjes kundër Spurs.

Në rast se Chiellini ndëshkohet kjo do të thotë se Rugani apo Bazagli do të luajnë. Në rast se Ramos merr të verdhë, Jesus Vallejo do të jetë i pari që mendohet ta zëvendësojë pasi që Nacho është jashtë për tri deri në katër javë. Një opsion tjetër i Zidane është Casemiro apo Marcos Llorente që do të luajnë përkrah Raphael Varane.

Listës i bashkohen edhe Bentacur dhe Alex Sandro të cilët po ashtu mund të suspendohen ku njëri mund të luaj në vend të Pjanicit në ndeshjen e parë. Kjo pasi që Khedira nuk besohet që do të luaj në mes. Në ndeshjet çerekfinale me dy karton të verdhë suspendohesh, madje ndonjëri prej tyre nuk do të mund të luaj edhe në ndeshjen e parë të gjysmëfinales, por mund ta humbin edhe finalen. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2018, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori