Këta janë lojtarët që Pioli vlerëson shumë te Milani
Stefano Pioli është emëruar trajner i Milanit pas një starti katastrof nga Marco Giampaolo.

Ai sot nënshkroi kontratën me kuqezinjtë dhe tani puna e tij është ta nxjerrë skuadrën nga kjo krizë, shkruan Indeksonline.

Pioli në intervistën e parë si rosoner ka lavdëruar disa nga futbollistët, si Suso, Leoao dhe Paqueta.

"Suso është një lojtar i domosdoshëm, ne duhet ta vendosim atë në kushte ideale për të performuar në maksimumin e tij. Paquetá është një mesfushor me cilësi shumë të lartë. Lexoni? Ai ka një potencial shumë të madh", ka thënë Pioli.

Milani aktualisht ka 9 pikë, me katër humbje dhe tri fitore pas shtatë javësh.
Shtuar më 09/10/2019, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori