Këta janë talentët më të aktivizuar në Europë
Ginalugi Donnarumma është talenti më i aktivizuar këtë sezon në 5 kampionatet kryesore të kontinentit. Portieri i Milanit ka regjistruar në total 1890 minuta në total me Milanin në Serinë A.

Ndërkohë që talenti i Çelsit, Callum Hadson-Odoi, i cili kërkoi me ngulm largimin nga “Stamford Bridge” gjatë këtij muaji me destinacion Bajernin, ka të drejtë kur ankohet se nuk po luan mjaftueshëm me gjigantët anglezë. Ai renditet i 96-i në listën e adoleshentëve që janë aktivizuar më tepër këtë sezon (61 minuta).

Mesfushori 18-vjeçar është aktivizuar në vetëm 3 ndeshje në Premier League këtë sezon. Megjithatë, prezencat e tij sezonale në të gjitha kompeticionet janë 11. Sarri, i cili preferon në trion e tij të sulmit Hazard-Uillian-Pedro vendosi vetëm në momentet që Odoi kërkoi të largohej, që t’i ofronte më shumë minuta talentit të akademisë.

Shifrat tregojnë se Çelsi është skuadra e dytë më e keqe e Premier Leagues sa i përket besimit që tregon te lojtarët nën 21 vjeç, të cilët këtë sezon kanë koleksionuar vetëm 151 minuta mes tyre. Në vend të tretë në këtë klasifikim renditet mesfushori i Uest Hemit, Declan Rice. 20-vjeçari është aktivizuar 1.665 minuta në Premier League, duke qenë titullar në 21 nga 24 ndeshjet e fundit për londinezët.

Ndërsa pas Donarumës, vjen menjëherë një tjetër objektiv i Bayernit në merkaton e ardhshme, Kai Haverz i Bayer Leverkusenit. Ndërkohë që talenti i Dortmundit, Jadon Sancho, i cili po shkëlqen për kryesuesit e Bundesligës është aktivizuar 1.199 minuta.
Shtuar më 31/01/2019, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori