Këtë autogol nuk e keni parë prej kohësh, trajneri vë duart në kokë (VIDEO)
Gil Vicente u mposht në shtëpi ditën e djeshme nga Famalicao. Në minutat shtesë, Edwin Banguera i vendasve shënoi në portën e tij dhe aty ndeshja mori fund, pasi rezultati shkoi 1-3.

Sigurisht Famalicao iu gëzua tre pikëve, por ajo që ndodhi me Banguera nuk u përtyp mirë nga trajneri i Gil Vicente.

Mbrojtësi kishte mundësi ta spastronte zonën, por nuk e goditi dot topin.

Ai rrëshqiti dhe më pas topi u përplas në këmbën e tij dhe shkoi drejt e në rrjetë.

Tekniku Vitor Oliveira u fokusua nga kamerat duke vënë duart në kokë, i habitur nga ajo që ndodhi.
Shtuar më 10/06/2020, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori