Këtij Manchesteri as Di Maria nuk i bën derman (FOTO LAJM)

Pëlqej
Vazhdon kriza e rezultateve te Manchester United. Pavarësisht 60 milionë sterlinave të shpenzuara për Angel Di Marian apo 156 në total përgjatë merkatos së verës "Djajtë e Kuq" nuk po e shijojnë ende aromën e fitores edhe pas tre javësh në Premier League.

Skuadra e Louis Van Gaal nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertën e Burnley.

Në këtë takim debutoi edhe argjentinasi i ardhur nga Real Madrid, i cili nuk mundi të ndihmonte United-in të merrte tre pikët e para në kampionat. Di Maria u zëvëndësua në minutën e 70 të takimit nga Anderson. Ai pësoi një dëmtim në minutën e 65 dhe kjo i trembi jo pak drejtuesit e "Djajve të Kuq". Ndërsa shqiptari Adnan Januzaj u aktivizua vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. Ai i zuri vendin Juan Matas në minutën e 87 të takimit.

Pas tre javësh në Premier League Manchester United numëron vetëm 2 pikë (2 barazime, 1 humbje) duke iu larguar objektivave sezonalë që në startin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori