Ylli i skuadrës së Juventusit,
Cristiano Ronaldo shënoi një supergol në ndeshjen ndaj Manchester
United, por që nuk vlejti shumë pasi anglezët fituan në fund me shifrat 2-1. Ai ka marrë lëvdata nga ish-sulmuesi i Chelseat, Cascarino i cili njihet si një kritik i portugezit.
“Isha shumë i befasuar nga
Cristiano Ronaldo kur pashë se si po ndiqte kundërshtarët e tij në fushë. Mu duk sikur ishte 21-vjeç, mendoj se nuk e kam parë atë të japë në fushë kaq shumë te Real Madrid. Atje, kur humbiste topin, ndalonte ndërsa në ndeshjen përballë
United vraponte pas kundërshtarëve.
Surprizë? Për ata që nuk kanë parë Seria A, ndoshta po. Por edhe në ndeshjet e Champions League, portugezi gjithmonë ka treguar se ai e di se si ta bëjë veten të vlefshëm për shokët e tij.
Mendoj se këtu është puna e madhe e Juventus dhe natyrisht angazhimi i vazhdueshëm dhe i dëshpëruar i Ronaldos reflekton dëshirën e tij për të fituar Ligën e Kampionëve me tre skuadra, diçka që pak e kanë bërë “, tha ish-tra
Shtuar më 08/11/2018,
ora 16:20