Këto janë emrat e mëdhenj që do të mungojnë në Kupën e Botës
Pëlqej
Gjatë këtyre ditëve shumë ekipe përfaqësuese po zyrtarizojnë edhe listat me lojtarët që do të marrin me vete për në Kupën e Botës në Rusi.

Por, në këto lista ka edhe emra të mëdhenj të futbollit që nuk kanë marrë një ftesë për evenimentin më të rëndësishëm futbollistik të globit.

Për Ibrahimoviç përflitej shumë se mund të rikthehej tek Suedia për këtë Botëror, edhe pse më parë kishte deklaruar dorëheqjen nga kombëtarja.

Tek Gjermania, trajneri Low ka lënë jashtë Mario Gotzen dhe Sandro wagner, apo edhe Emre Can. Tek Anglia, Jack Wilsher dhe Joe Hart janë lënë jashtë nga trajneri Southgate.

Tite i Brazilit la jashtë Alex Sandron dhe David Luiz, ndërsa Sampaoli tek Argjentina, vendosi të mos i japë një ftesë Erik Lamelës, ndërsa në dyshim janë edhe dy emra të mëdhenj, si Dybala dhe Icardi. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2018, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori