Këto janë fjalët e Monchit pas turpërimit kundër Fiorentinas
Roma është eliminuar nga Fiorentina në kuadër të çerek-finales së Kupës së Italisë të mërkurën në “Artemio Franchi” me rezultatin e thellë 7-1.

Por drejtori sportiv, Monchi i ka kërkuar falje tifozëve të klubit për këtë turpërim.

“Është e vështirë, është një ditë ku iu kërkojmë falje të gjithë tifozëve tanë, ata që ishin këtu, dhe ata që e shikuan nga shtëpi. Mundem vetëm t’iu kërkojë falje, na falni, na falni”, ka thënë Monchi.
Shtuar më 30/01/2019, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori