Klubet e Premier Leagues që kanë shpenzuar më shumë në merkaton e transferimeve (FOTO LAJM)

Premier League ka mbyllur merkaton sot në orën 18:00, me klubet angleze që kanë shpenzuar rreth 1.3 miliardë euro, ose rreth 0.3 miliardë euro më pak se vitin e kaluar, shenjë që klubet e mëdha nuk kanë preferuar të bëjnë “çmenduri”.

Një merkato që mund të cilësohet pa diskutim me një profil të ulët, pasi munguan transferimet e bujshme dhe asnjë lojtar që mund të “ndizte” fantazinë e fansave, nuk ia shtua Premier Leagues këtë verë.

Ajo që do të mbahet mend nga kjo merkato, është fakti që për herë të parë u shpenzuan kaq shumë para, për të përforcuar portën, kjo e ndikuar edhe nga ajo çfarë i ndodhi Liverpoolit në finalen e Championsit, të cilën e humbi vetëm prej gabimeve të gjermanit Karius.

Pikërisht “the reds” vendosën rekord me transferimin e Alisson Becker, duke paguar plot 73 milionë euro për kartonin e tij, por vetëm pak ditë më vonë, Chelsea pagoi 80 milionë euro për të marrë të riun Kepa nga Athletic Bilbao dhe për të thyer rekordin e paguar ndonjëherë për ndonjë portier, me spanjollin që bëhet automatikisht më i shtrenjtë.

Jose Mourinho munde të ndihet i mërzitur, pasi drejtuesit e klubit nuk i sollën asnjë nga lojtarët e preferuar, por mund të ngushëllohet me faktin se kolegu i tij, Maurizio Pochettino nuk do të shikojë asnjë fytyrë të re në përbërje të skuadrës së tij, pasi Tottenhami vendosi të bënte spektatorin në këtë merkato.
Shtuar më 09/08/2018, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori