E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
Këto janë reagimit e lojtërëve të Realit pas fitores

Megjithëse fitoi 4-1 ndaj Valladoilid, shumica e tifozëve mendojnë se kjo ishte ndeshja e fundit e Santiago Solari-t në stolin e Real Madrid.

Pas ndeshjes, për këtë temë kanë folur Nacho dhe Benzema.

Nacho: "Pjesa e parë ishte e çmendur. E kemi nisur të papërqendruar dhe nuk ishim pozicionuar mirë në fushë. Falë VAR kishim fat. Megjithatë reaguam mirë, pjesa e dytë ishte e jona.

Situata nuk është ideale. Nuk jemi mësuar të jemi në këtë gjendje. Po kalojmë një sezon të vështirë, por nuk ka justifikime. Solari? Ai është trajneri jonë dhe ne e mbështesim."

Benzema: "Për çfarë ta ndryshojmë trajnerin? Kanë mbetur edhe 11 ndeshje. Ai duhet të qëndrojë këtu dhe të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura.

Mourinho? Për këto gjëra është më mirë të flisni me klubin." /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2019, ora 23:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori