Këto janë shpenzimet e skuadrave të Serie A në pesë vitet e fundit
Grupacioni për konsultime sportive Tifosy, ka publikuar një studim për shpenzimet që kanë bërë klubet italiane në pesë vitet e fundit.

Në studim janë përfshirë transferimet dhe huazimet e lojtarëve, ndërsa Juventusi kryeson me 998.3 milionë euroshpenzuara për transferime.

Interi është në vendin e dytë me 673.2 milionë euroshpenzuara, ndërsa Milani i treti me 620.3 milionë euroshpenzuara.

Shpenzimet më të mëdha te Milani kanë ndodhur në verën e vitit 2017, kur në San Siro ishin transferuar emra të mëdhenj si Hakan Calhanoglu, Andre Silva, Leonardo Bonucci, Andrea Conti, Franck Kessie dhe Ricardo Rodriguez.
Shtuar më 19/08/2020, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori