Këto janë skenarët që e çojnë Interin në Champions
Interi me barazimin e Lazios ditën e sotme e ka një shpresë për të shkuar edicionin e ardhshëm në UEFA Champions League. Ajo shpresë është marrja e vendit të katërt, që të çon në Play Offin e Championsit.

Vendi i katërt, i cili i dërgon skuadrat në Ligën e Kampionëve do të vendoset në ndeshjen e fundit të kampionatit, ku Interi dhe Lazio do të ndeshen mes vete në Olimpico.

Kështu, sipas rregullave të Serie A, të vendosura në sezonin 2005/06, Lazios i konvenon një fitore ose një barazim, ndërsa Interi me çfarëdo fitore, qoftë edhe minimale do të siguronte kualifikimin, pasi ndeshja e para ka përfunduar me barazim 0-0.

Rregullat e Serie A për skuadrat me pikë të barabarta:

1.Ndeshjet mes vete (rezultati dhe pikët)
2.Diferenca e golave ndeshjeve mes vete
3.Diferenca e golave në përgjithësi
4.Kush ka shënuar më shumë gola në kampionat
5.Me short /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2018, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori