Këto janë vitet kur Juventusi ka fituar dhe ka humbur 9 finalet e Champions
Juventusi ka fituar dy finale dhe ka humbur 7 prej tyre në Champions League.

Në fakt, nga periudha e vitit 1992 kur ekziston formati i Champions Leagues, Juve gjashtë herë preku finalen e madhe.

Bardhezinjtë për herë të parë këtë trofe të çmueshëm e ka fituar në vitin 1984-85, kur e kishte mposhtur me rezultat minimal 1:0 ekipin anglez, Liverpoolin.

Ndërsa në vitin 1995-96 Juventusi fitoi Championsin, pasi e mundi me penallti 4:2 skuadrën holandeze, Ajax, teksa takimi kishte përfunduar 1:1.



Finalet e fituara e të humbura:

1972/73: Ajax-Juventus 1:0

1982/83: Hamburger SV-Juventus 1:0

1984/85: Juventus-Liverpool 1:0

1995/96: Juventus-Ajax 1:1 (4:2 me penallti)

1996/97: Borussia Dortmund-Juventus 3:1

1997/98: Juventus-Real Madrid 0:1

2002/03: Juventus-Milan 0:0 (2:3)

2014/15: Juventus-Barcelona 1:3

2016-17: Juventus-Real Madrid 1-4
Shtuar më 26/03/2020, ora 20:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori