I vihet tritoli një banese në Durrës
Këto janë fjalët e Jurgen Klopp pas barazimit me Bayernin
Jurgen Klopp beson se barazimi pa gola kundër Bayern Munichut, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Champions Leagues në Anfield, është rezultat i mirë për skuadrën e tij.

“Sot ia bëmë vetes jetën të vështirë me pasimin e fundit. Mund të luajmë më mirë dhe duhet të luajmë më mirë”, tha Klopp.

“Në pjesën e parë, ne patëm raste më të mira. Nuk mbaj mend ndonjë rast në pjesën e dytë nga asnjëra skuadër. Nuk ishte një natë e Championsit në bazë të rezultatit. Rezultati ishte OK, jo rezultat i ëndrrave por i mirë”, shtoi ai.

“Nuk pranuam gol pa njeriun e madh [Virgil van Dijk]. Shumë njerëz do ta kishin pritur këtë. Jemi mbrojtur mirë. Shumë gjëra shkuan mirë”, dekalroi ai. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 23:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori