Këto tre lojtarë janë nën "radarët" e Milanit
Pëlqej
Gazeta italiane "Tuttosport" ka publikuar disa emra që skuadra e Milanit ka në "radar" për ti bërë pjesë të saj.

Skuadrës së Milanit i duhet të jenë shumë të kujdesshëm pasi duhet të jenë korrekt me shpenzimet financiare sipas rregullave të UEFA-s.

Kuqezinjtë në shenjestër të parë kanë Memphis Depay që luan me Lyon dhe po shkëlqen në aktivizimet e tij.

Skuadra ka një "as nën mëngë", portierin Donnarumma të cilin e kanë kërkuar shumë skuadra të mëdha, madje me oferta deri në 60 milion euro dhe nësë arrin të shesë portierin do të këtë një shumë të mirë për të bërë merkato.

Ndërsa për sulmi Milani ka menduar ti hedhi sytë me lartë, drejtuar emrave si Radamel Falcao i Monaco dhe Edinson Cavani i PSG. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori