KF Shkëndija me sponsor austriak
Albeu.com
Austriaku Martin Petutshing dhe firma "Messi Group" janë sponsorë të rinj të KF Shkëndija. Drejtuesit e rinj, prezantuan trajnerin e ri dhe dy përforcimet, me të cilët synojnë kthimin e shpejt në Ligën e Parë dhe garimin në skenën evropiane.Martin Petutsching premtoi se Shkëndija me punë të sistemuar, do të jetë një ndër ekipet më të mira në Maqedoni, por objektivi i parë është kthimi në elitën e futbollit vendor.
Petutsching është sponsori i parë i jashtëm në historinë e klubit dhe do të jetë në rolin e kryetarit, ndërsa drejtor i KF Shkëndija do të jetë Nuriman Shaqiri. Trajneri i ri do të jetë Uran Ymeri, ndërsa skuadra u përforcua me ardhjen e Arben Nuhiut dhe Ferid Agushit.
"Secili futbollist ka dëshirë të luajë këtu për shkak të publikut. Asnjë ekip tjetër nuk ka këtë publik, 10-15 mijë shikues në ndeshje, d.m.th. dihet - këtë e ka Shkëndija. Kthimi në Ligë të Parë nuk diskutohet, por ne garojmë edhe në Kupën e Maqedonisë, kështu që përmes Kupës mund të dalim në Evropë", u shpreh Arben Nuhiu.
Drejtuesit e rinj synojnë që në të ardhmen të sjellin edhe përforcime tjera, me të cilët do të synohet rikthimi në Ligën e Parë, ndërsa për disa vite Shkëndija pritet të debutojë në arenën ndërkombëtare.
Shtuar më 20/09/2008, ora 21:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori