Khabib i izoluar në Rusi, ndeshja me Ferguson në rrezik
Khabib Nurmagomedov ka konfirmuar se ai ka ngecur në Rusi dhe thotë se UFC 249 mund të lëvizë pa të.

Kampioni i peshave të lehta të UFC, 31 vjeç, ka sqaruar pse është rikthyer në Rusi mes shpërthimit të koronavirusit, duke hedhur në dyshim seriozisht përplasjen e tij me Tony Ferguson.

Duke folur në Instagram (përmes RT Sport), ai zbuloi: "Ne po stërvitnim në AKA pa ndonjë informacion në lidhje me ndeshjen, ku dhe si do të ndodhë", përcjell lajmi.net."Pastaj UFC na tha që ndeshja 100% nuk do luhet në ShBA. Dhe ata thanë që 99% se do të ndodhë në Emirates, Abu Dhabi".

"Udhëtuam në Emirate, por aty morëm vesh se aeroporti do të mbyllet dhe të gjitha hyrjet-daljet do të bllokohen. Kështu, vendosëm të kthehemi në Rusi dhe të qëndrojmë këtu. UFC mund të vazhdojë me punën e saj, në rast se unë nuk do të jem në gjendje të marrë pjesë", u shpreh ai.
Shtuar më 30/03/2020, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori