Pas rrahjes së McGregorit, Khabib kërcënon 50Cent
Pëlqej
KHABIB66
Khabib Nurmagomedov është bërë sërish protagonist pas një dueli në distancë me 50 Cent.

Ka qenë ky i fundit që ka tallur menaxherin e Khabibit në rrjetet sociale e që më pas erdhi edhe reagimi i luftëtarit rus.

Kujtojmë që 50 Cent po tenton të pamundurën të bindë Khabibin të braktisë UFC për shumën e dy milionë dollarëve pas problemeve që ky i fundit ka pasur me UFC.

50 Cent tha: “Dreqin, çfarë kostumi i shëmtuat”, referuar menaxherit të Khabibit. Ndërkohë që e menjëhershme ishte edhe kundërpërgjigja e rusit që tha: “Kurrë mos fol keq për vëllain tim”. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2018, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori