Khabib kërkon të rrahë sërish McGregor-in
Pëlqej
mcgregor555
Kampioni i botës në UFC, Khabib Nurmagomedov ka reaguar pas kërkesave të shumta të McGregor për të dueluar sërish. Ish-kampioni i botës në peshën e lehtë, Luke Rockhold është një nga njerëzit më të afërt të Nurmagomedov i cili tha:

"Nëse ai e do revanshin, nëse njerëzit e dëshirojnë revashin dhe janë gati të paguajnë për ta parë atë, atëherë le ta organizojmë.

Por këtë herë UFC-ja duhet ta paguajë me flori Khabib. Në këtë pikë të jetës së tij, Khabib nuk ka nevojë më për famë, por ai dëshiron që të paguhet ashtu si duhet për revanshin. UFC duhet të mendohet mirë para se të vendosë për një revansh”, tha miku i ngushtë i Khabib Nurmagomedov. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2018, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori